Kamerat zbulojnë aktivitetin e mjekëve që i shkuan në ndihmë Dumanit

schedule23:57 - 30 Mars, 2022

schedule 23:57 - 30 Mars, 2022

Mbrëmjen e së mërkurës janë arrestuar dy mjekë dhe një infermier të spitalit të Fierit, të cilët kanë lënë spitalin për të shkuar në apartamentin ku ishte Nuredin Dumani i plagosur.

Mjekët e arrestuar janë Juljan Malaj dhe Ermal Gjeçi, kurse infermieri është Bledi Bërdalli. Urdhër ndalimet për mjekët dhe infermierin janë lëshuar nga drejtuesi i prokurorisë së Elbasanit Kreshnik Ajazi.

Mjekët dhe infermieri akuzohen për veprat penale “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës dhe mos kallëzim krimi”.

Arrestimi i tyre është bërë pas këqyrjes së kamerave. Ata dyshohet se kanë patur dijeni se ku po shkonin, duke i vajtur në ndihmë një personi të plagosur me armë zjarri në një apartament.

Njëri nga dy mjekët e arrestuar ka braktisur edhe vendin e shërbimit pasi ditën e martë ai duhet të ishte mjek roje.

Ndërkohë që pas këqyrjes së kamerave është vënë re se infermieri Bërdali ka shkuar dy herë në apartamentin ku ndodhej Dumani, njëherë vetëm dhe më pas është kthyer me mjekët.

Abc raportoi më herët se mjekët kanë thënë para policisë kur janë marrë në pyetje se nuk kanë patur dijeni se kush ishte personi i plagosur.

Lexo edhe: EMRAT/ U arrestuan nga policia, kush janë dy mjekët që ndihmuan Dumanin

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!