Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bllako drejt arrestimit, Rama: Përgjegjësia nuk është kolektive

schedule18:55 - 30 Mars, 2022

schedule 18:55 - 30 Mars, 2022

“Përgjegjësia nuk është kolektive”. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama, ndërsa u pyet nga gazetarët nëse ndjen përgjegjësi për Alqi Bllakon, për të cilin SPAK ka kërkuar arrestimin.

Në një prononcim për mediat pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste, Rama theksoi se deri në momentin që të vërtetohet nga drejtësia deputeti socialist është i pafajshëm.

Ndër të tjera, kryeministri u shpreh se ky ka qenë edhe qëllimi i Reformës në Drejtësi, ku nuk ka më mburoja politike, siç tha ai.



Lexo edhe: Kërkesa e SPAK për arrestimin e Alqi Bllakos, reagon Rama: Askush nuk është mbi ligjin

“Nuk ka përgjegjësi kolektive. Unë qëndrova këtu për respekt dhe besoj se bëhen pyetjet jepen përgjigjet dhe nuk ndërpritet tjetri. Po jepja përgjigjen e një pyetjeve dhe u ndalova.

Nuk ka përgjegjësi kolektive dhe zgjedhjet e njerëzve në jetë, zgjedhjet me të cilën vendos të lidhësh jetën, zgjedhjet e njerëzve me të cilën bashkëpunon, bazohen mbi një sërë arsyesh, të cilat nuk prezumojnë për askënd se kush zgjedh është përgjegjës nëse i zgjedhur shkel ligjin. Për këtë arsye gjërat janë të ndara.

Sot që flasim përgjigja ime është si gjithmonë në parim. Në rastin konkret këtë nuk e caktoni ju, as unë, por drejtësia. Deri kur të thotë fjalën e fundit, këta njerëz janë të pafajshëm.

Ndryshimi është që këtu sot për shkak të reformës në drejtësi, kemi arritur në pikën ku nuk ka mburoja politike. Por në pikën që njerëzit të shpallen të fajshëm nëpër mikrofona, mund të shkojë kush dëshiron, por jo unë”, deklaroi kreu i qeverisë. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!