Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar se si rezultat i erërave të forta datën 30 mars 2022 deri më datën 1 prill 2022 moti në gjithë bregdetin shqiptar do të jetë përkeqësuar.
Njoftohen të gjithë pasagjeret që kanë prenotuar për të udhëtuar në datat 30 e 31 në linjat Durrës-Bari dhe Bari-Durrës se linjat janë anuluar për shkak të motit.
“Kontaktoni agjensite per rimburisimet apo zhvendosjen e udhetimeve ne data te tjera.” njofton Drejtoria Detare,
Për shkak të kushteve të motit të përkeqësuara, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla lundruse dhe mjeteve të peshkimit.
Bregdeti shqiptar do të përfshihet nga era me shpejtësi deri në 20m/s dhe lartësia e dallgës së detit arrin në 2.50 deri 4.00 m ku forca e detit shkon 5-6 deri 7-8 ballë .
Kushtet e motit përmirësohen në datën 1 prill 2022 mbas orës 22:00.
Si pasojë e situatës së përkeqësuar hidrometeorologjike në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj, nga data 30 Mars deri në 1 Prill, është vendosur që të pezullohen tragetet e linjës Vlorë-Brindisi-Vlorë. Po ashtu, janë pezulluar mjetet e vogla lundruese si dhe anijet e peshkimit.
Njoftimi:
Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për datat 30 Mars 2022 deri ne datën 01 Prill 2022 do të jetë në drejtimin JUG-JUGPERENDIM dhe JUG-JUGLINDJE në forcën 4-5bft 08-10m/s brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7 deri 8bft 25-40m/s me lartësi dallgë nga 2.50 deri 4.50 metra.
1.Janë pezulluar tragetet e linjës Vlorë-Brindisi-Vlorë.
2.Janë pezulluar mjetet e vogla lundruese.
3.Janë pezulluar anijet e peshkimit.
4. Përmirësimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë në datën 01.04.2022 ora 22:0
/abcnews.al./