Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Me dronin te koka, dalin pamjet e arrestimit të “hijes” Nuredin Dumani

schedule22:39 - 29 Mars, 2022

schedule 22:39 - 29 Mars, 2022

Këto janë pamjet e arrestimit të Nuredin Dumanit, një prej emrave të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare. Ai është arrestuar mbrëmjen e kësaj të marte në Fier.

 

37-vjeçari nga Dibra që jetonte në Durrës është një emër i njohur për drejtësinë pasi dyshohet si vrasës me pagesë. Ai akuzohet si i implikuar në disa ngjarje të rënda dy prej tyre në Durrës, ku kanë mbetur 4 viktima mes të cilëve vëllezërit Haxhia, si dhe Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdyli.

Talo Çela (koka e grupit), Nuredin Dumani, Klevis Alla, Altin Ndoci, Besian Xhixha dhe Enver Diva  akuzohen për 2 vrasje të bujshme në Durrës, që ndodhën brenda një harku kohor prej dy javësh nga njëra-tjetra. SPAK bashkoi dy dosjet, të Besmir dhe Viktor Haxhiaj e ndodhur më më 27 prill 2020 dhe te dy te rinjve që u ekzekutuan në 2 mars 2020, ku të përfshirë ishin 6 personat, ku 4 u dërguan për gjykim dhe për Talo Çelën dhe Nuredin Dumanin u shtynë me një vit.

Lexo edhe: Kush është Nuredin Dumani, i akuzuar për 7 vrasje, miqësia dhe armiqësia e tij me Talo Çelën

Së fundmi Dumani ishte shpallur në kërkim edhe për vrasjen e vëllait të Talo Çelës, Bujar Çela, ngjarje e ndodhur në vitin 2020 në Elbasan. Prokuroria thotë se 37-vjeçari ka qenë pjesë e grupit që bëri ekzekutimin e vëllait të Talo Çelës.

be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!