Deputetja e LSI, Erisa Xhixho ka kërkuar që SPAK të mos ndalet vetëm në arrestime dytësore sa i përket aferës së inceneratorëve, por të shkojë deri aty ku është dhënë urdhri politik.
E ftuar në “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, Xhixho ka komentuar vendimin e fundit të SPAK për të lëshuar 13 urdhër-arreste për personat e përfshirë në aferat e inceneratorëve.
Xhixho tha se ky është një skandal i madh, ku askush nuk mund të vepronte pa një mbrojtje politike.
“Është një aferë e një grupi të strukturuar kriminal, të cilët kanë vepruar si një grup[ që kanë vendosur për të gjithë inceneratorët dhe padyshim të një dëmi që i shkakton buxhetit të shtetit. Qoftë Bllako, Subashi, Agaçi e të gjithë me radhë janë të përfshirë në këtë megaskandal, ne nuk mund të jemi naivë e tqë themi se e gjithë kjo aferë ka ndodhur mbrapa shpatulla të kryeministrit. Padyshim që nga kryeminsitri e të tjerët kanë qenë të organizuar në mënyrë të tillë për të organizuar skema të tilla për të zhvatur taksat e qytetarëve, edhe në kohë pandemie ata udhëtonin me 1.8 milionë euro. Në 27 prill 2020 zotërisë Klodian Zoto i jepet një landfill i cili del 9.8 milionë euro për landfillin e Vlorës. LSI do të depozitojë një tjetër dosje, sepse hetimet do të vazhdojnë edhe në hetimet se ky grup është i mbështetur edhe nga kryeministri e të gjithë me radhë. Sfida me të cilën po përballet SPAK nuk duhet të ndalet në nivele dytësore, por të ndalet tek ata që kanë dhënë urdhrin politik për këtë megaaferë”, tha Xhixho.
/Abcnews.al/