Prej rreth një ore ka nisur protesta para kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve. Një nga organizatorët e protestës tha për gazetaren e Abc Xhensila Kodra se protestën nesër do ta zhvendosin para SPAK.
“Nesër është paralajmëruar protestë e madhe para zyrave të SPAK në orën 3. Para mbylljes së orarit zyrtar. Sepse dosjet e nxehta të SPAK po flenë gjumë. Një nga kërkesat është hetimi i koncesioneve të hidrokarbureve sepse aty fle lepuri. Përveç kërkesave teknike, heqja e TVSH etj është kuar hetimi i sektorit të hidrokarbureve. Shpresën shqiptarët e kanë te drejtësia”.
Sot ata janë grumbulluar para kryeministrisë dhe kërkojnë që të ulen taksat.
/abcnews.al