25 shpendë janë asgjesuar në fshatin Aliban të Vlorës, për shkak të gripit të shpendëve.
Abcnews.al mëson se asgjësimi u bë pas shfaqjes së rastit të gripit të shpendëve në një fermë oborri në Aliban. Groposja është kryer ne fshat, larg zonave të banuara.
Ditën e djeshme Ministria e Bujqësisë konfirmoi vatrën e re të gripit të shpendëve në Vlorë./abcnews.al/