Nga Erblina Mile
1.9 milionë euro sollën turistët e huaj gjatë 2021 në Shqipëri. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se gjatë vitit që lamë pas të ardhurat nga turizmi janë rritur me 922 milionë euro krahasuar kjo me vitin 2020, i cili ishte një ndër vitet kur ky sektor pësoi dëmin më të madh për shkak të kufizimeve dhe pandemisë Covid.
Megjithatë nëse bëjmë një krahasim me vitin 2019 të ardhurat nga turistët e huaj për ekonominë shqiptare mbeten rreth 171 milionë euro më pak.
Këto tregues janë edhe pse Shqipëria nuk aplikoi asnjë masë kufizuese për turistët gjatë vitit 2021.
Ndërkohë shqiptarët për shkak të masave kufizuese por edhe uljes së të ardhurave kanë udhëtuar dhe kanë shpenzuar më pak jashtë vendit.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë krahasuar me vitin 2019 shqiptarët kanë shpenzuar jashtë vendit 510 mln euro më pak krahasuar me vitin 2019.
Numri i ulët i shqiptarëve që kanë udhëtuar jashtë ka përmirësuar bilancin e turizmit .Pra ekonomia shqiptare ka marrë më shumë të ardhura dhe jashtë vendit kanë dal më pak. Në këtë mënyrë përgjatë vitit 2021 në vend mbetën 840 mln euro.
Pritshmëritë janë që edhe ky vit të mos jetë pozitiv për turizmin. Kjo pasi Ukraina është një ndër vendet me numrin më të lartë të turistëve të organizuar që vijnë në vend. Dhe vetëm nga ky shtet pritet që vendit ti mungojnë mbi 100 mijë turistë./abcnews.al