Qeveria spanjolle hoqi sot ligjin për karantinim për personat që e kalojnë Covid-in me simptoma të lehta.
Spanja, vendi me numrin më të lartë të vdekjeve nga Covid-i në Evropë gjatë valës së parë të pandemisë ka aplikuar masa të rrepta anti-Covid në pranverën e 2020-ës.
Lexo edhe: Ky shtet i BE pezullon të gjitha masat për koronavirusin në muajin prill
Autoritete vendase thonë se tashmë popullsia e Spanjës ka arritur një shkallë të lartë imunizimi.
Ashtu sikur se njoftoi qeveria në janar , synimi i Spanjës është të mos trajtojë Covid-19 më si pandemi, por si sëmundje endemike, ndjekja epidemiologjike e së cilës do të ngjasojë me atë të gripit normal./abcnews.al/