Provokim? Rusia kryen stërvitje me sistemin “S-400” në Kaliningrad

schedule18:19 - 26 Mars, 2022

schedule 18:19 - 26 Mars, 2022

Rusia ka kryer stërvitje ushtarake me raketa tokë-ajër S – 400  në enklavën (territor i aneksuar) e saj perëndimore të Kaliningradit, njoftoi sot agjencia e lajmeve Interfax, duke cituar Flotën Baltike.

Sipas agjencisë, gjatë stërvitjeve u vendosën edhe avionë luftarakë Su-27 .

Sot, Rusia po zhvillon gjithashtu stërvitje në Ishujt Kuril të pretenduar nga Japonia. Shumë ekspertë të luftës e kanë cilësuar si një “provokim” këtë stërvitje nga Rusia, në një kohë ku po pushtohet Ukraina.

Japonia është një nga shtetet që ka intensifikuar sanksionet ndaj Rusisë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!