Në keto mjedise nuk ishte ndërhyrë që në vitin 1998. Tashmë spitali i burgut në Tiranë do të ofrojë kushte bashkëkohore për trajtimin shëndetësor të personave të bugosur dhe të paraburgosur.
Qeveria ka investuar rreth 29 milion lekë dhe ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj inspektoi punimet e kryera. Këtu mund të marrin shërbim shëndetësor rreth 100 pacientë, ndërkohë që një problematikë e kahershme merr zgjidhje.
Ministrja e Drejtësisë ka treguar se njëkohësisht po punohet për të vënë në zbatim rekomandimet e institucioneve ndërkombëtare, sa i përket trajtimit të personave me mjekim të detyruar.
Një tjetër problem për këto instucione ka qenë tërheqja e stafit të kualifikuar. Ministrja është shprehur edhe masat që do të ndërmerren në këtë aspekt.
Respektimi i të drejtave të njeriut dhe ulja e popullimit në burgje sipas ministres Gjonaj është fokusi i reformave të ndërmara nga Ministria e Drejtësisë. Në këtë pikë, ndërhyrje janë kryer dhe në burgun e Peqinit dhe të Burrelit./abcnews.al

