Navas bën gjestin e veçantë, strehon 30 refugjatë ukrainas në shtëpinë e tij

schedule17:40 - 25 Mars, 2022

schedule 17:40 - 25 Mars, 2022

Rusia vazhdon prej javësh sulmet e saj ndaj Ukrainës, ndërsa këta të fundit po luftojnë fort që të mbrojnë atdheun e tyre nga sulmet ruse.

Shumë figura të njohur të sportit kanë treguar gatishmërinë e tyre për të strehuar familjet ukrainase, ndërsa Keylor Navas është njëri nga futbollistët e njohur që  ka bërë një gjest të veçantë, teksa ka strehuar në shtëpinë e tij 30 refugjatë ukrainas.

Portieri i PSG-së ka vendosur shtëpinë e tij në dispozicion për të mirëpritur refugjatët ukrainas. Sipas “Sport.es” raportohet se 35-vjeçari nga Kosta Rika ka blerë 30 shtretër për të strehuar 30 ukrainas.

Këta njerëz u sollën në Spanjë nga shoqata vullnetare Gracia e Barcelonës, e cila shkoi në kufi, në Krakovia, për të sjellë ushqim dhe për të transportuar qytetarët ukrainas që iknin nga ato zona lufte.

Navas ka akomoduar 30 persona në dhomën e kinemasë në shtëpinë e tij. Ndërkohë, gruaja e tij është vënë në dispozicion të tyre për të përgatitur ushqime dhe rroba, dhe të gjitha gjërat elementare të nevojshme në këtë kohë. /f.a/abcnews.al