Evi Kokalari është distancuar nga lëvizja e Berishës prej disa javësh pas një angazhimit të plotë kur filloi “Foltorja”. Ajo e quajti një fitore të madhe vendimin e sotëm të gjykatës për njohjen e statutit të 11 Dhjetorit.
Kokalari bëri reagimin e saj në një aktivitet privat gjatë prezantimit të një libri mbi George Sorosin, të cilin Berisha e quajti “njeriun pas perdeve” teksa mori fjalën fill pas Kokalarit.
Gjatë fjalës së tij, Berisha bëri një mori akuzash ndaj Sororit duke e cilësuar “gjakpirës” dhe “shushunjë”. Sipas tij, Sorosi i ka bërë paratë përmes spekulimit financiar duke korruptuar persona të rendësishëm, ndërsa theksoi se Soros ka hedhur 32 miliard dollar për rrjetin e shoqatave të tij me qëllim minimin e demokracive në botë.