Turizmi në nivele më të dobëta krahasuar me para pandeminë

schedule16:15 - 25 Mars, 2022

schedule 16:15 - 25 Mars, 2022

Nga Erblina Mile

Turizmi shqiptar mbetet ende i dobët krahasuar me periudhën e para pandemisë. Nëse vërejmë të dhënat e INSTAT për hyrjen e shtetasve të huaj rezulton se gjatë periudhës janar-shkurt 2022 në vend kanë hyrë mbi 395 mijë shtetas të huaj por kjo shifër mbetet përsëri më e vogël krahasuar me vitin 2019 që cilësohet një ndër periudhat më të mbara të turizmit shqiptar.

Megjithatë më pozitive mbetet situata krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Hyrjet e shtetasve të huaj kanë pësuar rritje me 15 % në krahasim me janar-shkurtin e vitit 2021. Ndikimin kryesor në këtë situatë duket se e kanë dhënë hyrjet nga Kosova.

Shtetasit nga Kosova, rezultojnë se ishin 21% më të ulëta gjatë dy muajve të parë të vitit 2022 .Gjithçka duket se është ndikuar nga vendosja e kufizimeve nga ky shtet për shkak të pandemisë Covid.

Rënie të numrit të shtetasve që vijnë në Shqipëri kanë pësuar edhe Maqedonasit me rreth 3% si dhe zviceranët me 15%. Gjatë dy muajve të parë 2022, në vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri janë Spanja dhe Greqia duke pësuar një rritje 4,3 herë.

Vlen të theksohet se në dy muajt e parë të këtij viti ka pësuar një rritje të ndjeshme edhe largimi i qytetarëve shqiptarë nga vendi.Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë dy muajve të parë të 2022, është mbi 665 mijë duke u rritur 33 %./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!