Është firmosur marrëveshja mes SHBA dhe Bashkimit Europian që pritet që të lehtësojë varësinë e Europës nga gazi rus.
Marrëveshja do të bëjë që SHBA t’i sigurojë BE-së të paktën 15 miliardë metra kub karburant shtesë – të njohur si LNG – deri në fund të vitit.
“Faleminderit për mbështetjen e sigurisë energjetike të Evropës dhe pavarësisë nga Rusia. Angazhimi juaj për të na dhënë 15 bcm shtesë LNG këtë vit është një hap i madh në këtë drejtim. Evropa do të punojë për të siguruar kërkesë të qëndrueshme për LNG shtesë të paktën deri në vitin 2030” shkruan presidentja e Komisionit Europain Ursula von der Leyen e cila falenderon SHBA për këtë ndihmë. /abcnews.al/
Thank you for supporting Europe’s energy security and independence from Russia.
Your commitment to provide us with an additional 15 bcm of LNG this year is a big step in this direction.
Europe will work to ensure stable demand for additional ?? LNG until at least 2030.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) March 25, 2022