Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov, tha se forcat ruse kanë shkatërruar depon më të madhe të karburantit pranë Kievit, me një sulm të kryer me raketa lundrimi Kalibr të lëshuara nga deti, sipas CNN
“Në mbrëmjen e 24 marsit, forcat ruse shkatërruan me raketa Kalibr të lëshuara nga deti një depo karburanti në Kalynovka, jashtë Kievit”, pohoi Konashenkov.
“Kjo është depoja më e madhe që i kishte mbetur forcave të armatosura të Ukrainës, e cila furnizonte me karburant njësitë ushtarake në pjesën qendrore të vendit,” shtoi Konashenkov.
/abcnews.al