29 të proceduar për protestën e së enjtes

schedule21:45 - 21 Mars, 2019

schedule 21:45 - 21 Mars, 2019

Pas protestës së të enjtes, policia ka proceduar 29 persona në lidhje me aktet e dhunës të kryera gjatë tubimit opozitar përballë Kuvendit. Sipas një njoftimi të bërë publik nga Policia e Tiranës, sqarohet se uniformat blu dhe Prokuroria e Tiranës ka arrestuar 6 persona.

Ata akuzohen për veprime të dhunshme mbi institucionet Kushtetuese, mbi policinë dhe për shkatërrimin e pronës gjatë zhvillimit të protestës së opozitës nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.

Sipas policisë, procedimet dhe arrestimet janë kryer në bazë të një analize të pamjeve filmike, raport shërbimeve, si dhe provave të tjera të mbledhura nga grupi hetimor. Në gjendje të lirë do të procedohen 17 persona, mes të cilëve dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, ndërsa 6 persona janë shpallur në kërkim.

Mes 6 personave të arrestuar është edhe 31-vjeçari Dorian Protoduari, i arrestuar edhe me herët gjatë protestave të banorëve të zonës së Astirit. Për këtë arsye gjatë mbrëmjes së të enjtes, pas protestës së përnatshme tek zona e Astirit, banorët e Unazës së re u zhvendosen pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Ata protestuan kundër ndalimeve të bëra nga policia dhe kërkuan lirimin e protestuesve që u vunë në pranga pas tubimit të paradites, si dhe ndalimin e atij që e quajnë terror policor ndaj banorëve të Unazës së Re./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!