Pas protestës së përnatshme tek zona e Astirit, banorët e Unazës së Re janë zhvendosur pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku mbahen të ndaluar disa pjesëmarrës të protestës së kësaj të enjteje, të opozitës para parlamentit, mes tyre edhe Dorian Protoduari, banor i Unazës së Re.
Krah banorëve, para Drejtorisë së Policisë ndodhen edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi, si dhe ish-deputetët e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, Endri Hasa, Klevis Balliu, Gent Strazimiri e Andon Frrokaj.
Ata kërkojnë lirimin e protestuesve që u shoqëruan për verifikim pas tubimit të paradites, si dhe ndalimin e atij që e quajnë terror policor ndaj banorëve të Unazës së Re./abcnews.al