I vuri zjarrin pyllit, shpallet në kërkim 62-vjeçari në Tropojë

schedule08:33 - 25 Mars, 2022

schedule 08:33 - 25 Mars, 2022

Policia e Tropojës ka shpallur në kërkim një 62-vjeçar, pasi akuzohet se i ka vënë zjarri një zone të pyllëzuar në fshatin Koçanaj.

Sipas S. M. dyshohet se ka ndezur një zjarr, i cili i ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe me bimësi dhe pemë (gështenja).

Njoftimi i plotë:

I vuri zjarrin pyllit në fshatin Koçanaj, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë, në vijim të punës për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, shpallën në kërkim shtetasin S. M., 62 vjeç, banues në fshatin Koçanaj.

Më datë 24.03.2022, në një zonë të pyllëzuar në vendin e quajtur sipër  “Lagjes së Gelajve”, në fshatin Koçanaj, shtetasi S. M. dyshohet se ka ndezur një zjarr, i cili i ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe me bimësi dhe pemë (gështenja).

Vijon puna për kapjen e tij.

Materialet proceduriale në ngarkim të shtetasit të lartëpërmendur  i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprën penale “Shkatërrimi nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

/abcnews.al