Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Çfarë ndodhi në protestën e opozitës para parlamentit

schedule19:10 - 21 Mars, 2019

schedule 19:10 - 21 Mars, 2019

Më shumë se 5 orë zgjati protesta e opozitës para Parlamentit. Uniformat blu shoqëruan disa manifestues gjë që solli edhe zhvendosjen e protestës nga Kuvendi në drejtim të drejtorisë së Policisë së Tiranës. Si rrallëherë, në manifestimin e së enjtes, Garda e Republikës nuk përdori gazin lotsjellës në drejtim të protestuesve edhe pse pati disa situata tensioni.

Protesta e opozitës nuk kaloi pa incidente gjatë pesë orëve të zhvillimit të saj, para Parlamentit. Në drejtim të uniformave blu u hodhën kapsolla dhe lëndë piroteknike, duke krijuar shpeshherë situata paniku, ndërmjet policisë dhe manifestuesve.

Për disa minuta vijoi kjo situatë. Protestuesit që hidhnin kapsolla dhe policia që iu shmangej. Edhe pse efektivët e rendit vendosën disa herë maskat gundërgaz, si rrallëherë në këtë protestë Garda e Republikës nuk përdori gazin lotsjellës.

Ky ishte momenti më kritik. Protestuesit arritën të kalojnë kordonin e parë të policisë, por u sprapsën nga efektivë të tjerë që ishin në rreshtin e dytë. Por kishte edhe momente paqe, ndërmjet këtij efektvi të njësisë “Shqiponja” dhe një protestuesit.

Ish-ministri i Brendshëm i PD-së, Flamur Noka, kërkoi që protesta të zhvendosej në ambientet e drejtorisë së Policisë së Tiranës, pasi ishin shoqëruar disa nga manifestuesit.

“Të nderuar qytetarë kanë arrestuar dhe po i keqtrajtojnë te Drejtoria e Policisë a thua janë banditë protestuesit që kërkojnë rrëzimin e Edi Ramës”, tha Noka.

Deputetët e dorëhequr të opozitës u nisën në drejtim të drejtorisë së policisë së kryeqytetit dhe të njëjtën gjë bënë edhe forcat e rendit.

Në dy drejtime të ndryshme, policia dhe protestuesit ishin në garë se kush arrinte më shpejt në destinacionin e ri. Për të negociuar me drejtuesit e policisë, shkuan Gazmend Bardhi, Flamur Noka dhe Monika Kryemadhi.

Frika dhe paniku që kanë përfshirë Edi Ramën e bëjnë të bëjë gabime njëri pas tjetrit. Ka shoqëruar 14 djem të cilët janë datëlindja 95-a. Pra janë fëmijë, të cilët nuk kanë bërë asgjë tjetër. Sot ka qenë një nga protesta më paqësore. Nuk ka pasur as dhunë, por respekt të qytetarëve ndaj policisë. Ne lamë ultimatumin tonë. Të dalin djemtë sa më shpejtë. Nuk kanë bërë asnjë, nuk ka thyer asnjë ligj”, tha Kryemadhi.

Për rrethimin e Drejtorisë së Policisë së Tiranës nga protestuesit e opozitës, reagoi edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Përmes një postimi në Twitter, ai fton qytetarët të mbështesin policinë. Ministri Lleshaj, në postimin e tij thekson se protesta të tilla mund të sjellin vetëm një rezultat, pengesën në luftën ndaj krimit.

“Ftoj qytetarët që të mbështesin Policinë e Shtetit në luftën e përbashkët kundër krimit për një Shqipëri normale. Mirënjohje për dinjitetin dhe përkushtimin e punonjësve të PSH”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!