Një 23-vjeçare britanike ka rrëfyer tmerrin që ka përjetuar ndërsa është sulmuar seksualisht nga 3 shqiptarë.
“Daily Mail” ka zbardhur një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në një lokal në Britani, ku 3 të rinjtë shqiptarë kanë rrëmbyer 23-vjeçaren dhe më pas e kanë përdhunuar.
Shqiptarët e arrestuar janë Vullnet Haka, 33 vjeç, Ibrahim Bezati, 36 vjeç dhe Gemti Hyka, 31 vjeç, të cilët përballen me akuzat e rrëmbimit dhe përdhunimit.
Akti i rëndë ka ndodhur në shtator të vitit të kaluar në lokalin Vogue, ndërsa sot ata kanë dalë para gjykatës, por kanë mohuar akuzat.
E pranishme në gjykatë ishte edhe 23-vjeçarja, e cila në dëshminë e saj ka deklaruar: “U luta që të më linin të shkoja. Isha e hutuar dhe e frikësuar”, tha ajo në gjykatë.
Gruaja tha se nuk do të pranonte kurrë të largohej me dikë që nuk e njihte dhe tha se nuk pranonte të bënte seks me askënd apo aktivitet seksual me askënd.
/Abcnews.al/