Shtetet e Bashkuara janë ende kundër ofrimit të avionëve luftarakë për Ukrainën, pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri një tjetër thirrje për liderët e NATO-s të enjten.
Një zyrtar i lartë amerikan i tha CNN se qëndrimi i SHBA nuk ka ndryshuar për këtë çështje.
Gjatë një fjalimi të enjten, Zelensky i kërkoi NATO-s “një për qind të të gjithë avionëve tuaj”, ndërsa shtoi , “ju keni mijëra avionë luftarakë, por ne nuk na është dhënë ende një”.
Më herët, zyrtarët amerikanë thanë se kundërshtonin ofrimin e avionëve luftarakë për Ukrainën sepse mund të shihej nga presidenti rus Vladimir Putin si një hap përshkallëzues. /abcnews.al