Teksa pak vite më parë Shqipëria “lulëzonte” nga kultivimi i kanabisit në parcela masive dhe të fshehura në zona të thella malore, metoda e trafikantëve tashmë ka ndryshuar.
Gazetari Ermal Vija tregon në studion e “ABC Live” se grupet e trafikantëve kanë ndryshuar strategji dhe tashmë kanabisin po e kultivojnë nëpër objekte të mbylluara apo siç njihen ndryshe “shtëpitë e barit”.
Vija ka treguar edhe një mënyrë efikase se si mund të gjenden këto shtëpi bari nga policia. Sipas tij çelësi për këtë është bashkëpunimi mes policisë dhe inpektorëve të OSHEE në terren për shkak se ato duhet të referojnë dyshimet në polici për çdo harxhim të tepërt të energjisë.
“Skema tashmë ka ndryshuar. Se janë sofistikuar grupet. Eksperiencën e kanë marrë në vende të ndryshme të BE kryesisht edhe në Angli. Duhet investim i madh për ta hapur “shtëpinë e barit” se duhet marrë parasyshë kostoja dhe harxhimi i energjisë” tha Vija.
“Aktiviteti është zgjedhura në masë. Shqetësues mbetet bashkëpunimi i inspektorëve të OSHEE me policinë. Ata duhet të referojnë në policia. Vetëm në këtë formë do zbulohet shtëpia e barit. Se ata kujdesen për të mos u zbuluar.” tha Vija. /abcnews.al/