Franca premton 500 mijë euro për të hetuar krimet në Ukrainë

schedule12:43 - 24 Mars, 2022

schedule 12:43 - 24 Mars, 2022

Franca ka premtuar 500,000 euro për Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC) për të hetuar krimet e luftës në Ukrainë, sipas një deklaratë të ministrisë së jashtme, shkruan CNN

Franca do të dërgojë gjithashtu magjistratë, hetues dhe ekspertë, për t’u siguruar që hetimi të zhvillohet në kushtet e duhura. Ministri francez i drejtësisë Eric Dupond-Moretti  tha sedo të inkurajojë shtetet e tjera që të rrisin mbështetjen e tyre ndaj ICC në një takim të ministrave të drejtësisë në Hagë të enjten.

Gjykata Penale Ndërkombëtare hapi një hetim më 2 mars për krimet e dyshuara të kryera në Ukrainë që nga 21 nëntori 2013, kur qindra mijëra ukrainas protestuan kundër ish-presidentit Viktor Janukoviç mbi një pakt tregtar me Bashkimin Europian.

Qeveria amerikane deklaroi zyrtarisht të mërkurën se anëtarët e forcave të armatosura ruse kanë kryer krime lufte në Ukrainë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!