Për këtë çështje u diskutua edhe në emisionin “Byro Politike” nga Juli Xhokaxhi. Gjatë debatit mes ekspertit fiskal Eduard Sharka dhe drejtorit të politikave fiskale në Ministrinë e Financave, Niko Lera, ky i fundit tha se po punohet për një skemë të re rimbursimi, që pritet të japë rezultat.
“Lidhur me çështjen e qumështit, ne po shohim mundësinë që ka këtë diferencë, që ligjërisht fermerit i jepet nëpërmjet reduktimit të kostove nga heqja e TVSh-së së inputeve dhe subvencionit që merrte për TVSh-në, për shkak të TVSh-së së inputeve, nga 20 % në 6 %. Ne do të shohim një mekanizëm tjetër si mund ta financojmë, për këtë po punojmë, pra ne duam, të gjejmë një skemë që t’ia japim direkt fermerit. Kemi indicie që ky fond, që buron nga buxheti i shtetit, ja heq qytetarit shqiptar dhe ja jep fermerit. Ne duam që të garantojmë se do të shkojë në xhepin e fermerit, në mënyrë që ai të reduktojë kostot dhe të rritë produktivitetin”./abcnews.al