Paga të larta nuk kanë vetëm futbollistët, por edhe trajnerët. Madje ka nga ata që marrin shifra të frikshme. “Corriere dello Sport” shkruan se trajneri më i paguar në botë është Diego Pablo Simeone i Atletico Madrid.
Argjentinasi përfiton 3.3 milionë euro bruto në muaj, kurse pas tij vjen Pep Guardiola i Manchester City me 1.89 milionë euro bruto në muaj.
Podiumin e mbyllin gjermani i Liverpool, Jurgen Klopp dhe Antonio Conte i Tottenham. Ata përfitojnë 1.49 milionë euro bruto në muaj.
Massimiliano Allegri, trajneri i Juventusit, renditet i pesti dhe është më i paguari nga trajnerët e Serie A, me 1.17 milionë euro bruto në muaj. Simone Inzaghi i Interit mbyll dhjetëshen e trajnerëve më të paguar, me 620 mijë euro bruto në muaj. / abcnews.al