Ky është momenti kur një burrë shfaqet duke hedhur një molotov në muret e Kremlinit në Moskë.
Video tregon protestuesin teksa shfaqet duke shprehur zemërimin në muret e Kremlinit. Pamjet, të cilat u filmuan nga një kalimtar, supozohet se tregojnë momentin pasi burri hodhi bombën me benzinë në ndërtesë.
Ai shfaqet i tërbuar teksa bërtet dhe shan muret e Kremlinit, një pjesë e të cilit po digjet ku duket se e ka goditur Molotovi. Sipas organit të pavarur të të drejtave të njeriut, OVD-Info, kjo vjen pasi më shumë se 15,000 njerëz janë arrestuar për protestat kundër pushtimit barbar të Ukrainës nga Rusia. Pavarësisht arrestimeve mijëra rusë në të gjithë vendin kanë protestuar kundër luftës së Putinit në Ukrainë.
/abcnews.al