Një humbje e papritur për Camilla Parker, ndërsa Dukesha e Cornëall vajton vdekjen e tezes së saj, baroneshës Howe, e veja e ish-kancelarit të ndjerë Lord Howe. Camila tha se ishte një “moment i trishtuar për të gjithë familjen”, pasi ajo e admironte shumë punën dhe kontributin e tezes së saj, ndërsa familja mbretërore i qëndron në krah.
Familja e baroneshës Howe konfirmoi vdekjen e saj në një njoftim, duke njoftuar se ajo vdiq natën e së martës 22/3/2022 pas një beteje me kancerin. “Me pikëllim të madh familja njofton se baronesha Elspeth Howe, e veja e të ndjerit Lord Hoëe, vdiq mbrëmë vonë në moshën 90-vjeçare në shtëpinë e saj pas një beteje të guximshme me kancerin. Do t’i mungojë shumë familja dhe miqtë e saj. Jemi shumë krenarë për arritjet e saj të shumta gjatë jetës së saj”.
Humbja është e madhe, ndërkohë që pas vdekjes së princit Philip familja mbretërore është prekur shumë, në fakt së fundmi mbretëresha Elizabeth është përballur me koronavirusin./abcnews.al
View this post on Instagram