E ndaluar nga Konventat e Gjenevës, Rusia përdori bomba fosfori të bardhë në Hostomel dhe Irpin

schedule14:18 - 23 Mars, 2022

schedule 14:18 - 23 Mars, 2022

Rusia ka përdorur bomba me fosfor të bardhë në Hostomel dhe Irpin. Kjo sipas kryetarit të Irpin-it Oleksandr Markushin, cituar nga The Kyiv Independent .

“Forcat ruse shënjestruan qytetet me bomba fosfori natën e 22 marsit,” tha Markushin

Përdorimi i armëve të tilla kundër civilëve është i ndaluar nga Konventat e Gjenevës.

Nga ana tjetër, zëvendës shefi i policisë së Kievit publikoi një video duke akuzuar Rusinë për përdorimin e municioneve me fosfor kundër qytetit të Kramatorsk në lindje të vendit. /abcnews.al/