Pesë muaj pas largimit nga PD, ish-sekretarja për marrëdhëniet me publikun në selinë blu ka marrë një post pranë qeverisë.
Me emërim të Ministrisë së Turizmit, Sportit dhe Kulturës, Jola Hysaj do të jetë drejtoresha e re e Agjencisë Kombëtare të Turizmit. Në këtë detyrë ajo do të zëvendësojë Zana Çelën.
Jola Hysaj, ish-kandidate për deputete në PD dhe sekretare për marrëdhëniet me jashtë, u largua me kritika të forta nga selia blu.
Në kulmin e protestës së bulevardit, Jola Hysaj doli kundër protestës dhe mbështeti projektet turistike të Kushner në Zvërnec, apo atë të Durrës Yacht Marina.
Ajo shprehu hapur mbështetjen për qëllimin e kryeministrit Edi Rama për ta anëtarësuar Shqipërinë në BE.
Por tashmë Jola Hysaj i bashkohet ish-kolegëve demokratë, të cilët sot i gjen pranë qeverisë, si Dashnor Sula, Zheni Gjergji apo të tjerë, të cilët, pasi nuk gjetën dot vend në PD, tashmë i bashkohen vizionit të qeverisë së PS-së për të kontribuar së bashku për Shqipërinë.


