KE miraton masat për përballimin e krizës nga lufta, çfarë i kërkoi Rama-Borrell-it ditë më parë

schedule13:05 - 23 Mars, 2022

schedule 13:05 - 23 Mars, 2022

Katër milionë hektarë tokë për t’u kultivuar dhe 500 milionë euro do të vihen në dispozicion për fermerët evropianë për të përballuar krizën e krijuar nga lufta në Ukrainë. Këto janë masat e miratuara sot nga Komisioni Evropian për të përballuar rritjen e çmimeve të energjisë, ushqimit dhe fertilizuesve në BE, si pasojë e pushtimit rus të Ukrainës.

Paketa financiare përfshin gjithashtu 330 milionë euro ndihmë për farërat dhe inputet e tjera bujqësore për prodhuesit e Kievit.

Kujtojmë se në një konferencë për mediat të mbajtur disa ditë më parë, kryeministri Edi Rama i kërkoi Bashkimit Evropian që të mos ta lërë Shqipërinë apo rajonin jashtë paketave ndihmuese.

Gjatë një konference me përfaqësuesin e lartë për punët e jashtme dhe politikat e sigurisë dhe zv/presidentin e Komisionit Evropian, Josep Borrell, Rama tha se nëse BE, ka një plan për të mbështetur vendet për krizën energjitike apo për pasojat e tjera të luftës, të mos e lejë Ballkanin jashtë siç bëri me vaksinat. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!