Zakonisht puçrrat shfaqen në momente që nuk duhet të jenë, si për shembull kur duhet të dalim në një takim serioz apo të bëjmë një paraqitje zyrtare. Shtypja e puçrrës nuk është aspak një zgjedhje e mençur pasi lëkura do të skuqet dhe gjërat do përkeqësohen paksa. Gjithashtu, kremrat që premtojnë rezultate të menjëhershme duket se nuk janë aq të menjëhershëm.
Megjithatë, një beauty vlogger na prezanton një zgjidhje të bërë në shtëpi, të cilën shumë prej atyre që e kanë provuar premtojnë se funksionon. Kjo zgjidhje është hudhra!
Hudhra është shumë e dobishme për shëndetin, gjendet në shumë pjata dhe specialitete dhe është një përbërës që ekziston në çdo kuzhinë.
Hudhra ka efekte anti-inflamatore, veti kuruese dhe parandalon infeksionet. Në fakt, ushtarët në shekullin e 18-të e përdorën atë, e fërkuan në plagë për të parandaluar infeksionin.
Si të përdorni hudhrën për puçrrat
Pastroni kokrrat dhe i shtrydhni. Përdorni thikën për të gdhendur lehtë për të nxjerrë lëngjet jashtë. Në një fytyrë të pastër, fërkojeni hudhrën në puçërr dhe lëreni lëngun në lëkurë për 1 deri në 2 orë. E njëjta gjë vlen edhe për puçrrat që janë të brendshme dhe nuk kanë majë.
Kjo zgjidhje është për puçrrat individuale. Nuk është zgjidhje për aknet dhe sipërfaqet e mëdha të lëkurës sepse mund të shkaktojë edhe djegie.
Si me çdo zgjidhje për kujdesin e lëkurës, bëni gjithmonë një test në lëkurën e kyçit të dorës për të parë nëse jeni alergjik ose lëkura juaj po reagon ndaj ndonjë prej përbërësve. Lëkura e secilit është e ndryshme, kështu që rezultati mund të ndryshojë nga personi në person.
Ky postim ofrohet vetëm për qëllime informative dhe edukative. Nuk është projektuar dhe nuk synohet të jetë një këshillë mjekësore. Ju lutemi ndërprisni përdorimin nëse lëkura juaj nuk reagon mirë.
Hudhra është acid dhe mund të ketë efekte anësore në lëkurën tuaj nëse nuk përdoret siç duhet. Ju lutemi, jini të kujdesshëm kur aplikoni ndonjë zgjidhje shtëpiake në lëkurën tuaj dhe provojeni gjithmonë në anën e pasme të dorës.”/abcnews.al