Keni vendosur të hiqni dore nga kafeja? Ja çfarë ndodh me trupin tuaj nëse bëni diçka të tillë

schedule13:48 - 3 Tetor, 2023

schedule 13:48 - 3 Tetor, 2023

Edhe pse konsumimi i moderuar i kafesë është një gjë shumë e mirë për shëndetin tonë, ndonjëherë disa njerëz duan të largohen nga kjo pije.

Prandaj, mjekët zbulojnë se çfarë ndodh në të vërtetë me trupin tonë pasi ndalojmë së konsumuari kafe dhe siç thonë ata, ka disa efekte anësore dhe nuk janë më të këndshmet.Gjegjësisht, shumica e njerëzve mund të përjetojnë disa ndryshime kur “tërhiqen” nga kafeina, transmeton WebMD. Ashpërsia e simptomave që shfaqen pas ndërprerjes së papritur të pirjes së kafesë ndryshon nga individi në individ dhe më së shpeshti përfshijnë efektet anësore të mëposhtme:

dhimbje koke

lodhje

energji/aktivitet i ulur

përgjumje

humor të keq ose në depresion

vështirësi me përqendrim

ndryshime të papritura në humor

nervozizëm

duke u ndjerë konfuz.

Pikërisht për shkak të këtyre simptomave mjekët këshillojnë që të mos e ndaloni kurrë pirjen e kafesë papritur, por të reduktoni gradualisht marrjen e kafeinës derisa ta eliminojmë përfundimisht nga konsumimi.

Ata gjithashtu shtojnë se më së miri do të ishte që në fillim ta “mashtroni” trupin, ndaj në vend që të ndaloni konsumimin e kafesë, pini kafe pa kafeinë.