Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange do të martohet sot me të fejuarën e tij në burgun Belmarsh, tre vjet pas arrestimit të tij.
Assange është mbajtur në burg të sigurisë së lartë që kur u arrestua në ambasadën ekuadoriane e Londrës në vitin 2019 dhe vitin e kaluar iu dha leja për t’u martuar, shkruan Sky News, përcjell abcnews.al.
Ai aktualisht po lufton ekstradimin në Shtetet e Bashkuara, ku kërkohet për një komplot të supozuar për të marrë dhe zbuluar informacionin e mbrojtjes kombëtare pas publikimit nga WikiLeaks të qindra mijëra dokumenteve të zbuluara në lidhje me luftërat në Afganistan dhe Irak.
E fejuara e tij Stella Moris foli për gëzimin e saj që u lejua të martohej me themeluesin e WikiLeaks, pavarësisht kufizimeve të vendosura në dasmën e tyre. Vetëm katër të ftuar dhe dy dëshmitarë do të lejohen të marrin pjesë në ceremoni, si dhe dy roje sigurie. /abcnews.al