Greqia dërgon ndihma humanitare në Mariupol, Dendias: Do të shkoj vetë

schedule09:08 - 23 Mars, 2022

schedule 09:08 - 23 Mars, 2022

Ministri i Jashtë,m grek Nikos Dendias ka bërë me dije se Athina do të drëgojë ndihma humanitare në Mariupol, qytetin më të goditur nga lufta në Ukrainë. Vendimin kryediplomatit grek e ka bërë me dije gjatë një takimi me Manolis Androulakis, konsullik e Greqisë në këtë qytet.

Dendias  tha se do të shkojë edhe vetë në Mariupol. “Unë synoj ta shoqëroj personalisht këtë ndihmë, në koordinim me Presidentin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Peter Mauer, me të cilin tashmë jemi në kontakt”, tha ai.

Dendias përsëriti premtimin e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, duke theksuar se “hapi i parë, kur gjërat të kthehen në normalitet, do të jetë rindërtimi i maternitetit të Mariupolit”, ndërsa Greqia do të koordinohet më pas me BE-në. “Të bëjmë gjithçka që mundemi për ta kthyer atë në gjendjen e mëparshme dhe për të lehtësuar kthimin e mërgimit tonë në normalitet pas tragjedisë”, tha ai. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!