Lojtari shqiptar mbetet pa trajner, klubi spanjoll e shkarkon për rezultate të dobëta

schedule20:06 - 22 Mars, 2022

schedule 20:06 - 22 Mars, 2022

Tashmë është konfirmuar përfundimisht. Luis Garcia Plaza është shkarkuar nga stoli i Real Mallorca, për shkkak të rezultateve negative.

Për më tepër, duket se personi i zgjedhur për të marrë frenat e projektit Balearic do të ishte një njohës i vjetër i futbollit Javier Aguirre.

“Luis Garcia Plaza nuk është më trajner i RCD Mallorca. Klubi i uron atij fat të mirë dhe e falënderon për të gjithë punën që ka bërë deri më sot.

Luis Garcia Plaza ishte trajneri  i cili e ngjiti ekipin në La Liga sezonin e kaluar, duke arritur 82 pikë, një shifër rekord në historinë e klubit” , thuhet në deklaratën zyrtare të skuadrës ku luan Vedat Muriqi. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!