Guti, ish-lojtari i njohur i Real Madrid, ka komentuar humbjen në El Clasico. Në “El Chiringuito de Jugones” ai ka folu hapur dhe bën me faj trajnerin Carlo Ancelotti, si dhe shigjeton sulmuesin Vinicius Junior.
“Nuk e pashë Realin në asnjë moment. Ancelotti gaboi me formacionin me dhe zëvendësimet. Gaboi që futi Modric si sulmues dhe Nacho në të majtë. E vërtetë që nuk ishte Mendy, por Alaba ka luajtur për një kohë të gjatë aty për Bayern Munich.
Vincius nuk e ndihmoi kurrë Nachon në duelet ndaj Dembele. Vinicius kujdeset më shumë të merret me arbitrin dhe lojtarët kundërshtarë, se sa të luajë futboll”, tha fillimisht Guti, i cili preku edhe një temë tjetër që lidhet me zëvendësimet dhe faktin që disa lojtarë nuk duan të luajnë.
“Real Madrid nuk mund të jetë me 13 apo 14 lojtarë. Një ekip që do Champions League, kampionatin dhe Kupën e Mbretit nuk mund të ketë 14 lojtarë. Çfarë po ndodh aty? Kushdo që nuk dëshiron të luajë, nuk duhet të jetë te Reali.
Klubi ose Carlo Ancelotti duhet t’i thotë lojtarit dil në konferencë shtypi dhe thuaj që nuk dëshiron të luash për Real Madrid. Real po paguan, si mund të mos luash. Nëse të kërkohet një herë në vit të luash, duhet të luash atëherë kur të kërkohet të bësh më të mirën.
Si mund të jetë kështu?! Unë jam Ancelotti, shikoj pankinën dhe kam Hazard, Jovic, Bale, Isco. Dhe më thua që nuk aktivizoj asnjë prej tyre? Çfarë po ndodh sepse po e humbas. Shikoj ndeshje, shikoj pankinën, dhe zëvendësimi i parë është Mariano.
Janë Jovic e Hazard aty dhe ndryshimi i parë në sulm është Mariano. Si ndodh kjo? Pastaj dyshojmë ende se Real Madrid duhet të nënshkruajë për Haaland, Mbappe dhe 4-5 lojtarë të tjerë që duan të luajnë për Real Madrid”, tha Guti. / abcnews.al