Mediet pro Kremlinit: 10 mijë ushtarë rusë janë vrarë që prej fillimit të luftës

schedule21:17 - 21 Mars, 2022

schedule 21:17 - 21 Mars, 2022

Pothuajse 10,000 ushtarë rusë mund të jenë vrarë në luftën në Ukrainë që kur Rusia hyri për të pushtuar vendin katër javë më parë , sipas raporteve të shifrave nga ministria e mbrojtjes në Moskë.

Një gazetë pro-Kremlinit tha se 9,861 ushtarë rusë vdiqën në Ukrainë dhe 16,153 u plagosën, ka raportuar Wall Street Journal.

Sipas Moscow Times, informacioni u përfshi në një artikull të botuar në faqen e internetit Komsomolskaya Pravda të dielën në mbrëmje, ende i aksesueshëm në internet, por që aktualisht është modifikuar, duke mos iu referuar më numrave të dyshuar të viktimave.

Artikulli në Komsomolskaya Pravda u zbulua nga Yaroslav Trofimov, kryekorrespondenti i Wall Street Journal dhe  u ribotua në Twitter nga shumë përdorues. .

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!