Çfarë po ndodh në PD pas dorëheqjes së Bashës? Mustafaraji zbulon zhvillimet në selinë blu

schedule19:24 - 21 Mars, 2022

schedule 19:24 - 21 Mars, 2022

Gazetari Juxhin Mustafaraj në një lidhje me ‘Radari Informativ’ në Abc të Juli Xhokaxhi, ka zbardhur të gjitha zhvillimet e pasdites së të hënës të ndodhura në selinë e PD, duke nisur nga dorëheqja e Lulzim Bashës deri tek leximi i draft-rezolutës i Enkelejd Alibeajt, ku i kërkohet grupit të Rithemelimit që të gjejnë mekanizmat për mos lejimin e Sali Berishës si kryetar Partie.

Gazetari Mustafaraj tha pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, nënkryetari i PD, Alibeaj,  po lexon para deputetëve të pranishëm në mbledhje një draft-rezolutë, ku i kërkhet grupit të Rikthemelimit qëë të gjejë një mekanizëm që bllokon Sali Berishën për të kandiduar si kryetar i PD, por edhe për të zbatuar vendimin e partisë për të mos e lejuar Berishën që të jetë pjesë e grupit parlamentar.

Janë duke u zhvilluar dy takime në PD, njëri zyrtar i drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, dhe një informale që Basha po e zhvillon në një nga restorantet me deputetët e PD dhe kryetrarë degësh.

Lajmi në momentin që flasim është që nënkryetari Alibeja po i lexon deputetëve të grupit parlamentar.

Kjo do të jetë lajmi kryesor pas dorëheqjes së Bashës, draft-rezoluta që po u drejtohet deputetëve në mbledhje. Ajo që shkruhet në draft-rezolutë është vlerësimi i aktit të dorëheqjes i Bashës.

Ndërkohë që pika e dytë është një thirrje për deputetët e pezulluar nga PD, ku u kërkohet q ëtë përdorin çdo mekanizëm për të frenuar rikthimin e Sali Berishës. Ç’ka nënkupton që Berisha të tërhiqet nga kandidimi për kryetar i PD, kërkohet që mos jetë as anëtar i grupit parlamentar të PD-së. Por ka dhe nga ata deputetë që janë brenda mbledhjes që kanë kundërshtuar kushtet për negociatat për grupin e Rithemelimit’, tha Mustafaraj në “Radari Informativ”, tha Mustafaraj..

I pyetur se çfarë parashikohet pas dorëheqjes së Bashës, Mustafaraj ka cituar nenin 46-të të PD-së duke zbuluar të gjithë skenarët.

Statuti i PD-së e ka të përcaktuar qartë se çfarë ndodh me drejtimin e PD-së nëse kryetari is aj dorëhiqet. Në nenin 46 të PD Sekretari i përgjithshëm thërret këshillin Kombëtar, i cili përmes votës zgjedh njërin nga nënkryetar e partisë deri sa të zgjidhet kryetari i ri i partisë. Të vetmit nënkryetarë që janë në detyrë janë Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj. Por edhe ky statut mund të mos vendoset nëse hyhet në negociata me Komsionin e Rithemelimit, pro edhe kjo nuk dihet pas qëndrimeve që grupi i Rithemelimit do të mbajë për kushtet e vendosura në draft-rezolutën që po lexon Enkelejd Alibeaj’, tha Mustafaraj.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!