Berisha reagon pas dorëheqjes së Bashës, ish-kryeministri e kursen

schedule18:20 - 21 Mars, 2022

schedule 18:20 - 21 Mars, 2022

Ish-kryeministri Berisha ka reaguar pas dorëheqjes së Lulzim Bashës nga drejtimi i PD-së.

Përmes një mesazhi në Facebook, Berisha tha se të gjithë duhet të punojnë për ribashkimin e partisë dhe rikthimin e saj në pushtet.

Ashtu si edhe në reagimet e tjera të ditëve të fundit, Berisha i është shmangur gjuhës akuzuese ndaj Lulzim Bashës duke u fokusuar vetëm te mesazhet mbi partinë dhe demokratët.

Bashkimi i demokrateve mbi bazen e kontributeve te tyre eshte perparesia e PD!

Te dashur miq, rikthimi tek vota e lire e çdo demokrati dhe njohja e kontributeve te gjithesecilit eshte rruga e vetme qe sjell bashkimin dhe me pas fitoren e PD.

Ftoj demokratet dhe demokratët kudo qe jane te punojme se bashku per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur. Rrofte Partia Demokratike! Sb”, shkruan Berisha në Facebook.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!