Kokëdhima: Saliu armiku im, por kam bërë shumë para në kohën e tij

schedule21:10 - 19 Mars, 2019

schedule 21:10 - 19 Mars, 2019

Ka befasuar në studion e Provokacija kreu i partisë “Zgjidhja” Koç Kokëdhima. Duke folur për situatën aktuale në vend, ai tha se para viti 2008, gjërat në Shqipëri shkonin më mirë se tani. Dhe këtu Kokëdhima i referohet lirisë së tregut. Në këndvështrimin e Kokëdhimës, periudha e Sali Berishës , mund të konsiderohet si më e errëta që prodhoi kriza dhe viktima, por në atë kohë kishte më shumë liri sesa sot. Dhe referuar përvojës së tij, ai shprehet se Berisha e konceptonte armik dhe e luftonte, por në atë kohë ai ka pasur shumë sukses dhe ka bërë më shumë para.

Berisha nga ‘94-‘96 instaloi plotësisht sistemin  e vjedhjes së zgjedhjeve në Shqipëri. Ishte atentati i parë i madh që zhgënjeu shpresat e shqiptarëve kur instaluan një sistem pluralist në Shqipëri. Saliu donte ta mbante pushtetin me zor, por periudha e Saliut sado e errët, që prodhoi kriza dhe viktima kishte më shumë liri se sot. Unë jam njeri që kam punuar në ekonomi gjithë kohën dhe unë kam bërë shumë para në kohën e Saliut. Saliu më konceptonte si armik, më ka konceptuar gjithë jetën si armik  politik dhe më ka luftuar gjithë jetën me instrumentat që ka pas, por kam bërë shumë suksese se kishte me shumë liri”.

Ndërsa tani ai akuzon Ramën se e ka kthyer çdo gjë dhe çdo vendim në monopol, duke fuqizuar autokracinë.

“Tregu nuk ka rol tani, janë të gjitha monopol janë të gjitha vendime të pushtetit të Edi Ramës. Ai vendos për çdo pushtet në Shqipëri. Do punë? Do biesh dakort te ai me sekserët e tij, Do marrësh punë do biesh dakord me sekserët e tij. Ai prodhon vetëm monopol. Nuk ka dëshirë për konkurencë, dhe kur një shërbim të shtetit kur e bën outsore, nuk e bën me 3 konkurentë, jo nuk ndodh kështu. Autokracia është fuqizuar”.

/abcnews.al