Fruthi, 44 fëmijë të shtuar në QSUT

schedule16:12 - 19 Mars, 2019

schedule 16:12 - 19 Mars, 2019

Ndonëse me rritjen e temperaturave ka rënë numri i personave të prekur nga fruthi mjekët vërejnë  me shqetësim se fëmijët që po kërkojnë ndihmën e tyre dhe paraqiten ne spital në gjendje të rëndë.  44 fëmijë të prekur nga fruthi janë shtruar në QSUT vetëm në 2 muaj për shkak të komplikacioneve të sëmundjes.

Komplikacionet nga fruthi kanë bërë që vetëm në dy muaj e gjysmë 44 fëmijë të shtrohen në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.  Mjekët tregojnë se në gjendje më të rënduar shëndetësore janë paraqitur foshnjat nën 6 muaj  të cilët ende nuk kane kryer vaksinën.

Mjekët vërejnë me shqetësim se prindërit kërkojnë ndihmën e mjekut kur gjendja e fëmijës është rënduar. Ndërkohë i tërheqin vëmendjen të mos i ekspozojnë të vegjlit në mjedise të populluara pasi sëmundja vijon të jetë në qarkullim, pavarësisht rënies së numrit të personave të prekur.

Fruthi u rikthye në vendin tonë Janarin e vitit  të shkuar. Mbi 1000 persona u prekën nga kjo sëmundje. Kryesisht fëmijë nën dy vjeç të pavaksinuar.  Ndërkohë në dy muajt e parë të këtij viti nga fruthi kanë humbur jetën 2 fëmijë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!