Nga një penallti dhe kapitenët nuk gabojnë, Skënderbeu e Kukësi ndajnë pikët në Korçë

schedule18:52 - 20 Mars, 2022

schedule 18:52 - 20 Mars, 2022

Është mbyllur edhe sfida e fundit e javës së 26-të e kampionatit shqiptare mes Skënderbeut dhe Kukësit e luajtur në Korçë me skuadrat që nuk shkuam më shumë se barazimi 1-1 mes tyre.

Një pikë për të dyja ekipet, të cilat arritën të shënon me penallti, ku të parët që gjejnë golin e avantazhit do të ishin miqtë me Taipin i cili në minutën e 10-të realizon me penallti, pas një prekje të topit me dore nga Sadriu, me VAR që i vjen në ndihmë Kukësit.

Skuadra e Skënderbeut do të ishte më kërkuese gjatë pjesës së parë, ku iu afrohet golit të barazimit në dy-tre raste me Zguron dhe Berishën , ndërsa për verilindorët do të provonin Ndreca dhe Milunovic.

Në pjesën e dytë korçarët e Skënder Gegës do të dominonin gjithë lojën, ku në minutën e 49-të do të fitonin edhe penallti pasi Jorgo Pëllumbi ndërhyn gabimisht ndaj Pusit në zonë. Përsipër e merr kapiteni Zguro i cili arrin të mposhte Tafas për të barazuar rezultatin 1-1.

Joan Victor kishte duelin e tij me Tafas në dy raste por pa mundur ta fitonte me gardianin e verilindorëve.

Ujqërit e dëborës pavarësisht që dominuan nuk arritën të gjenin rrjetën për të siguruar një fitore që do të ishte shumë e rëndësishme për mbijetesën, me ekipet që  ndajnë kështu nga një pikë. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!