I ka kaluar të 80-tat por punëve në bujqësi ju rri në kokë. Halit Domi nga Kukësi ka shfrytëzuar një sipërfaqe kodrinore në fshatin ku ka lindur në Domaj dhe prej 4 vite merret me frutikulturë. Ka mbjellë arra, lajthi dhe mollë.
Këto ditë po merret me krasitjen e pemë dhe pret të marrë prodhimet e para.
“Tokës po ti bëhet puna rezultatin do të japë patjetër.”
Domi nuk ka kërkuar asnjë ndihmë shtetit gjithçka e ka bërë me vullnet personal. Si në shumë fshatra të veriut dhe në Domaj kanë mbetur pak banorë dhe tokat janë lënë djerrë.
“Bujqësisë i kanë vënë shqelmën”
Jemin Memaj, specialist në bujqësi është nga Kosova. Ai vjen shpesh në Kukës dhe I ndihmon fermerët për krasitjen. I ka këshilluar që në këto toka mund kultivojnë arra.
“Pse mos bëhet arra këtu pse të blihe jashtë toka është e favorshme. Duhet të presin 4 vjet dhe më pas jepet prodhimi. Punën e bëjnë më mirë fermerët këtu në Kukës se tek ne.”
Eksperti thotë se qeveria Kosovare i mbështet fermerët më shumë se ajo shqiptare. /abcnews.al/