Takimi i luajtur në Kurbin mes Laçit dhe Teutës ka përfunduar me shifrat 0-1, me durrsakët e Renato Arapit që marrin 3 pikët në një trasfertë të vështirë.
Rubin Hebaj do të shënonte golin e vetëm të fitores 74’ duke i dhënë skuadrës së tij fitoren, ndërsa djemtë e detit bëjnë në këtë mënyrë edhe autokritikën për atë humbjen ndaj Kastriotit një javë më parë.
Lorenc Vila tentoi në dy raste të befasonte Dajsinanin por pa mundur të konkretizonte rastet e tij, ndërsa në krahun tjetër tentuan edhe Ardit Deliu, ku topi i goditur prej tij shkoi mbi traun e portës së Qirkos. Mentor Mazrekaj provoi dhe fatin por gjuajtja e tij la shumë për të dëshiruar.
Në minutën e 39-të Laçi do të ndalet nga traversa, ku Julian Shehu do të godiste fort drejt Qirkos i cili devijoi topin që përfundoi në traversë.
Pjesa e dytë do të niste me kurbinasit në sulm të cilët kërkojnë edhe golin e fitores, ku Deliu pason për Zulfiun, por goditja e sulmuesit të djathtë është qendrore dhe kontrollohet pa probleme nga Qirko.
Djetë e Josës janë me fytyrë tjetër në këtë pjesë, teksa afrohen me golin në minutën e 51-të me Serxho Ujka tenton me kokë pas një krosi të ardhur nga këndorja, Qirko “fluturon” dhe devijon topin në këndore.
Kurbinasit janë pa fat në minutën e 68-të ku sulmuesi Guindo do të mposhte portierin Qirko, por Todorovski do të bënte rolin e shpëtimtarit, teksa largon topin mbi vijën fatale.
Nëse Laçi kërkonte golin e avantazhit për minuta të tëra, është Teuta ajo që e shënon në minutën e 73-të ku Rubin Hebaj do të mposhte portierin Dajsinani. Festa e gjitha është për durrsakët të cilët marrin frymë lirisht në këtë takim.
Bardhezinjtë e Josës tentojnë me radhë me Deliu dhe Spahiu, por pa ia dalë të dërgojnë topin në rrjetë, me sfidën që përfundon në favorin e durrsakëve të Arapit, që marrin kështu një 3 pikësh shumë të rëndësishëm.
Ndërkohë Laçi nga ana tjetër vazhdon rezultatet negative, ku në 5 ndeshjet e fundit ka 2 humbje dhe 3 barazime, rezultate këto që e kanë larguar nga vendi i parë, ndërsa tashmë rrezikon edhe vendin e dytë. /f.a/abcnews.al