Ushtria e Ukrainës në përditësimet e saj të fundit mëngjesin e kësaj të diele pohon se në vend të nisjes së ofensivave të reja, forcat ruse u përqendruan kryesisht në rimbushjen e humbjeve të tyre dhe riparimin e pajisjeve të dëmtuara gjatë të shtunës.
Ndërkohë në raportimet e fundit autoritetet ukrainase bëjnë me dije se mëngjesin e sotëm është bombarduar nga forcat ruse një shkollë arti në Mariupol ku strehoheshin 400 civilë. Nga fillimi i sulmit më 24 shkurt OKB ka bërë me dije se të paktën 847 civilë kanë humbur jetën përfshirë 64 fëmijë, u vranë në Ukrainë dhe 1,399 civilë të tjerë, duke përfshirë 78 fëmijë, u plagosën, kryesisht nga bombardimet dhe sulmet ajrore.
Çfarë ka ndodhur në Ukrainë deri më tani;
- Më shumë se 6600 ukrainas u evakuuan nga qytetet e rrethuara përmes tetë korridoreve humanitare të shtunën, ka thënë presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy.
- Mijëra banorë të Mariupolit janë dërguar në Rusi kundër vullnetit të tyre , ku janë “ridrejtuar” në qytete të largëta të vendit, ka thënë këshilli i qytetit të Mariupolit.
- Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se Rusia ende nuk ka arritur të marrë kontrollin e hapësirës ajrore mbi Ukrainë.
- Ministri i Jashtëm i Kinës, Ëang Yi, thotë se vendi i tij është “në anën e duhur të historisë” pasi vazhdon të luftojë kundër sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë dhe mohon se po shqyrton furnizimin me armë për Moskën.
- Australia ka ndaluar shitjen e aluminit dhe xeheve të aluminit në Rusi, në një përpjekje për të kufizuar prodhimin e municioneve të Rusisë. Australian furnizon 20% të aluminit të Rusisë.
- Polonia ka propozuar që BE të zbatojë një ndalim total të tregtisë me Rusinë , tha kryeministri i vendit, Mateusz Moraëiecki.
- Rusia tha se kishte përdorur armë hipersonike , të cilat udhëtojnë mjaft shpejt për të shmangur zbulimin nga sistemet e mbrojtjes raketore, për të shkatërruar një depo ushtarake të nëndheshme në Ukrainën perëndimore.
- Zyrtarët e Kievit kanë raportuar se 228 persona, përfshirë katër fëmijë, janë vrarë në kryeqytetin e Ukrainës. Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës raportoi se 14,400 ushtarë rus janë vrarë që nga fillimi i luftës.
- Volodymyr Zelenskiy bëri thirrje që bisedimet e paqes “domethënëse dhe të drejta” të zhvillohen urgjentisht. Ai i tha Moskës se humbjet ruse do të ishin aq të mëdha sa do të duheshin breza për t’u rikuperuar. “Negociatat për paqen, për sigurinë për ne, për Ukrainën – domethënë, të drejta dhe pa vonesa janë shansi i vetëm për Rusinë që të zvogëlojë dëmin nga gabimet e veta”, tha ai.
- Zelenskiy i kërkoi gjithashtu Zvicrës të godasë oligarkët rusë, të cilët ai tha se po ndihmojnë në luftën kundër Ukrainës nga siguria e “qyteteve të bukura zvicerane“.
- Qyteti jugor i Zaporizhzhia hyri në një shtetrrethim 38-orësh duke filluar në orën 14:00 GMT të shtunën (16:00 me orën lokale) pasi ushtria ukrainase urdhëroi njerëzit të qëndrojnë në shtëpi deri të hënën herët.
- Me Rusinë u ra dakord për dhjetë korridore humanitare për evakuimin e qytetarëve , tha zëvendëskryeministrja Iryna Vereshchuk.
Lexo çfarë ka ndodhur deri më tani në Ukrainë:
19:17- Ministri i Jashtëm Turk: Turqia dëshiron pavarësinë e Ukrainës
Turqia dëshiron të shohë të njihet pavarësia e Ukrainës dhe po punon shumë për të arritur paqen, tha ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu gjatë një mbledhjeje partiake në Antalia të dielën.
‘Ndërsa Turqia ka lidhje të forta si me Ukrainën ashtu edhe me Rusinë, lufta midis dy fqinjëve të mëdhenj të Turqisë po prek vendin si dhe pjesën tjetër të botës’, tha ai.
Ai beson se të dyja palët janë afër një marrëveshjeje në fushat themelore. Pavarësia e Ukrainës është ndër kushtet e diskutuara për të cilat Turqia dëshiron që ajo të garantohet. Së bashku me Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe Gjermaninë, Turqia dëshiron të jetë garantuese për pavarësinë e Ukrainës.
18:35-Rusët e pranojnë: Ukrainasit vranë gjeneralin tonë të lartë në Mariupol
Zyrtarët rusë kanë konfirmuar se zëvendëskomandanti i flotës ruse të Detit të Zi, kapiteni i rangut të parë Andrei Paly, vdiq në luftime në Mariupol.
Më herët mediat ndërkombëtare raportuan se Ukraina pretendonte se e kishte vrarë. Luftimet e ashpra vazhdojnë në Mariupol, një qytet port i goditur nga granatimet ruse, raporton BBC.
Vdekja e Paly u konfirmua fillimisht nga sekretari i kolegjit detar Nakhimov, Konstantin Tsarenko, në rrjetin social Vkontakte. Më vonë, një senator rus nga Sevastopol, baza e Flotës së Detit të Zi në Krimenë e aneksuar nga Rusia tha në një postim se “Sevastopol ka pësuar një humbje të rëndë, të pariparueshme…Paly vdiq në betejat për çlirimin e Mariupolit nga nazistët. “Presidenti Vladimir Putin ka folur për fushatën e Rusisë për të çliruar Ukrainën nga “nazistët”, siç pretendon ai.
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, tha se nuk ka “nuk ka plane” që presidenti amerikan Joe Biden të udhëtojë në Ukrainë këtë javë ndërsa ai shkon në Evropë për samite të parakohshme urgjente.
“Udhëtimi do të përqendrohet në vazhdimin e tubimit të botës në mbështetje të popullit ukrainas dhe kundër pushtimit të Ukrainës nga presidenti Putin, por nuk ka plane për të udhëtuar në Ukrainë”, tha ajo në një postim në Tëitter.
Në emisionin “State of the Union” të CNN-it, ambasadorja e SHBA-së në OKB Linda Thomas-Greenfield hodhi dyshime të mëdha mbi mundësinë që presidenti Joe Biden të vizitojë Ukrainën këtë javë kur të shkojë në Evropë, duke thënë se “me sa di unë, nuk është në tavolinë”
16:01-Zelensky: Nëse do të ishim anëtar i NATO-s, lufta nuk do të kishte filluar
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të dielën se nëse vendi i tij do të ishte pranuar në aleancën e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut më herët, atëherë Rusia nuk do t’i kishte pushtuar.
“Po të ishim anëtar i NATO-s, nuk do të kishte filluar lufta. Do të doja të merrja garanci sigurie për vendin tim, për popullin tim”, tha Zelensky për Fareed Zakaria të CNN në “GPS”, duke shtuar se ai ishte mirënjohës për ndihmën që NATO ka dhënë që nga fillimi i pushtimit, përcjell abcnews.al.
Më tej ka një mesazh për aleancën. “Nëse anëtarët e NATO-s janë të gatshëm të na shohin në aleancë, atëherë bëjeni menjëherë sepse njerëzit po vdesin çdo ditë”, theksoi ai.
15:29- OKB: 902 civilë janë vrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë
Të paktën, 902 civilë janë vrarë në Ukrainë që nga 24 shkurti deri në mesnatën e 19 marsit, thotë zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut. 1,459 persona të tjerë janë plagosur, kryesisht nga sulmet ajrore.
Megjithatë, numri i vërtetë i viktimave ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë, përcjell abcnews.al.
Më herët, zëvendëskryeministri i Ukrainës i tha Sky News se numri i vdekjeve të civilëve është “shumë më i madh se ato nga forcat e armatosura të Ukrainës”.
Në qytetin e rrethuar të Mariupolit, vlerësohet se 2,400 njerëz kanë vdekur që nga fillimi i pushtimit, megjithëse nuk është e qartë se sa prej tyre janë civilë.
14:35- “Jam gati për negociata me Putinin,” Zelensky: Nëse nuk merremi vesh nis “Lufta e Tretë Botërore”
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është shprehur ditën e sotme se është gati që të negociojë me presidentin rus Vladimir Putin. Megjithatë, lideri i Ukrainës paralajmëroi se nëse përpjekjet për negociata dështojnë, kjo mund të nënkuptojë se lufta midis dy vendeve do të çojë në “një Luftë të Tretë Botërore”.
“Jam gati për negociata me të. Isha gati për dy vitet e fundit. Dhe mendoj se pa negociata, ne nuk mund t’i japim fund kësaj lufte,” tha Zelensky në një intervistë për CNN të dielën në mëngjes.
“Nëse ka vetëm 1% mundësi që ne ta ndalojmë këtë luftë, mendoj se duhet ta shfrytëzojmë këtë shans…Unë mund t’ju them për rezultatin e këtyre negociatave, në çdo rast, ne po humbasim njerëz çdo ditë, njerëz të pafajshëm në terren.”
“Por, për fat të keq, dinjiteti ynë nuk do të ruajë jetë. Pra, unë mendoj se ne duhet të përdorim çdo format, çdo shans për të pasur një mundësi për të negociuar, mundësinë për të biseduar me Putinin. Por nëse këto përpjekje dështojnë, kjo do të thotë se kjo është një luftë e tretë botërore”.
14:08-Sulmet shkatërruese të Rusisë, të paktën 10 milionë ukrainas kanë braktisur vendin
Dhjetë milionë njerëz, më shumë se një e katërta e popullsisë, kanë lënë shtëpitë e tyre në Ukrainë për shkak të luftës së nisur nga Rusia. Shifrat i ka bërë të ditura ditën e sotme shefi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për refugjatët.
“Ndër përgjegjësitë e atyre që bëjnë luftë, kudo në botë, është vuajtja që u shkaktohet civilëve që detyrohen të ikin nga shtëpitë e tyre”, tha kreu i UNHCR-së, Filippo Grandi.
“Lufta në Ukrainë është aq shkatërruese saqë 10 milionë njerëz janë larguar ose të zhvendosur brenda vendit, ose si refugjatë jashtë vendit”.
UNHCR, agjencia e OKB-së për refugjatët, tha se 3,389,044 ukrainas janë larguar nga vendi që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, kurse 60,352 të tjerë iu bashkuan eksodit që nga përditësimi i së shtunës.
13:59- Papa Françesku: Sulmi i Rusisë në Ukrainë “masakër e pakuptimtë”, liderët të ndalojnë luftën
Papa Françesku në fjalimin e kësaj të diele është shprehur se sulmi i Rusisë në Ukrainë është një “masakër të pakuptimtë”.
Mediat e huaja bëjnë me dijes e Papa ka theksuarës kjo është një masakër e pajustifikuar dhe u ka kërkuar liderëve të ndalojnë “këtë luftë të neveritshme” .
Pope Francis today:
“The aggression against Ukraine has not ceased…there is no justification for this.”
The pope recalled his visit yesterday to wounded Ukrainian children being treated in Rome and those continuing to flee war.
“All is this is inhumane and sacrilegious” pic.twitter.com/G6fCRM5g7D
— Christopher White (@cwwhiteNCR) March 20, 2022
“Agresioni i dhunshëm kundër Ukrainës për fat të keq nuk po ngadalësohet. Është një masakër e pakuptimtë ku çdo ditë po përsëriten masakër dhe mizori,” ka thënë ai para dhjetëra mijëra njerëzve në sheshin e Shën Pjetrit në Romë gjatë fjalimit dhe bekimit të tij javor të së dielës./abcnews.al
13;47-“Ujqërit” nxjerrin videot: Kështu po i sulmojmë rusët në prapavijë
Batalioni i Operacioneve Speciale të Ukrainës, të quajtur ndryshe edhe si “Ujqërit” janë njësia që vepron në prapavijën e ushtrisë ruse duke goditur autokolonat që dërgojnë ushqime, pajisje mjekësore dhe karburant.
Sulmet e “ujqërve” i kanë shkaktaur dëme të mëdha ushtrisë ruse sipas ukrainasve, në një kohë kur vendasit po përgatiten për një luftë guerrile ndaj pushtuesve.
13:30- VIDEO/ Tanket ruse “plehërojnë” tokën ukrainase, shkoni çfarë ndodh në terren
Ushtria ruse ka ngecur prej disa ditësh në veri të Kievit duke mos mundur të bëjë asnjë metër para përballë mbrojtjes së Ukrainës.
Humbjet janë të mëdha për rusët, tanket e të cilëve janë duke “plehëruar” tokën pjellore të Ukrainës.
Herë pas here ukrainasit publikojnë pamje nga sulmet mbi autokolonat ruse, të cilat çuditërisht lihen pa mbrojtje duke u bërë një pre e lehtë për ushtarët ukrainas.
13:25- Inteligjenca në Kiev: Putini ka dërguar në Ukrainë grupe terroriste për të vrarë Zelensky-n
Rusët po dërgojnë grupe të tjera terroriste në Ukrainë për të eliminuar liderët më të lartë ushtarakë dhe politikë, duke përfshirë Presidentin Vladymyr Zelensky, kreun e Zyrës së Presidentit Andriy Yermak dhe Kryeministrin Denys Shmygal.
Lajmin është raportuar nga Ukrinform, që citon Drejtorinë kryesore të Inteligjencës e Ministrinë e Mbrojtjes së Ukrainës.
Sipas Kievit, Putin vetë ka urdhëruar një sulm tjetër” pasi “të gjitha përpjekjet e mëparshme kanë dështuar dhe terroristët janë eliminuar.
13:05- Forcat ukrainase vrasin oficerin e lartë të marinës ruse
Ukraina njoftoi sot se ka vrarë një oficer të lartë të marinës ruse, lideri më i fundit ushtarak i vrarë në luftime intensive në tre javët e para të pushtimit.
Shtabi i përgjithshëm i Ukrainës njoftoi në Facebook se kapiteni i rangut të parë Andrey Paliy u vra nga forcat e tij gjatë luftimeve intensive, megjithëse rrethanat rreth vdekjes së tij janë të paqarta dhe Moska ende nuk i ka komentuar raportimet.
Paliy ishte zëvendëskomandanti i flotës ruse të Detit të Zi dhe besohet të jetë oficeri i parë detar i vrarë në pushtim.
12:46-Rusia bombardon shtëpinë e të moshuarve, të paktën 56 të vrarë në qytetin lindor të Ukrainës
Të paktën 56 persona kanë humbur jetën pasi trupat ruse hapën zjarr në një shtëpi të moshuarish në qytetin lindor të Kreminës. Qeveria ukrainase thotë se pushtuesit qëlluan në ndërtesën në rajonin e Luhansk-ut “nga një tank, në mënyrë cinike dhe të qëllimshme”.
56 people were killed in Kreminna #Luhansk oblast – the occupiers shot from a tank home for the elderly. #Russians fired at it. Cynically and deliberately. They just adjusted the tank, put it in front of the house and started firing
[1/2] #WarCrimes #WarInUkraine #SaveUkraine
— SSSCIP Ukraine (@dsszzi) March 20, 2022
Shërbimi Shtetëror i Komunikimeve Speciale njoftoi se 15 persona mbijetuan por “janë rrëmbyer nga pushtuesit dhe u dërguan në territorin e pushtuar në Svatove (rajoni i Luhanskut). Sky News raporton se nuk ka mundur t’i verifikojë deklaratat në mënyrë të pavarur.
12:41- Zëvendëskryeministrja ukrainase: Ushtarët rusë po përdhunojnë e vrasin gra
Zëvendëskryeministrja e Ukrainës Olha Stefanishyna ka akuzuar ushtarët rusë se janë duke përdhunuar dhe vrarë gra. Stefanishyna, deklaratat i bëri për Sky News ndërsa shtoi se çdo ushtar që kryen krime lufte do të mbajë përgjegjësi.
“Çdo ushtar që ka kryer krime lufte do të mbajë përgjegjësi. Gratë ukrainase do të qëndrojnë të bashkuara dhe do të triumfojnë.”
11:48-“Elitat ruse po planifikojnë të eliminojnë Putinin”
Sipas inteligjencës ukrainase, një grup figurash me ndikim po formohet në biznesin dhe elitën politike ruse, të cilët si synim kanë të heqin qafe presidentin rus Vladimir Putin. Sipas asaj që raportojnë mediat në vend, grupi po planifikon që të eliminojë liderin rus duke e helmuar, me anë të ndonjë “sëmundjeje të papritur” ose duke i shkaktuar aksident.
Qëllimi do të ishte largimi i presidentit sa më shpejt të jetë e mundur për të rivendosur lidhjet ekonomike me Perëndimin. Një pjesë e elitës tashmë ka zgjedhur drejtorin e Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse (FBS) Oleksandr Bortnikov si pasues të Putinit, shkruan Ukrinform.
11:27-“Hodhëm një raketë me precizion të lartë”, Rusia pretendon të ketë vrarë mbi 100 trupa ukrainase
Ministria ruse e mbrojtjes ka bërë të ditur ditën e sotme se ka vrarë dhjetëra “mercenarë” në një sulm me raketa në një qendër trajnimi në Ukrainën perëndimore. Lajmin e raporton agjencia shtetërore e lajmeve RIA.
Gjeneral Major Igor Konashenkov, zëdhënës i ministrisë, tha se më shumë se 100 trupa ukrainase dhe “mercenarë të huaj” u vranë pasi goditën me një “raketë me precizion të lartë” një bazë ukrainase pranë Ovruch-it në Zhytomyr Oblast.
“Raketat e lëshuara nga ajri me precizion të lartë goditën qendrën e trajnimit për forcat e operacioneve speciale të forcave të armatosura ukrainase, ku ishin vendosur mercenarët e huaj që mbërritën në Ukrainë,” tha Konashenkov.
10:50-Forcat ukrainase: Shkatërruam tërësisht Regjimentin Ajror rus “Kostroma 331”
Zyrtarët ukrainas të Mbrojtjes kanë bërë të ditur sot se Regjimenti Ajror i Gardës Kostroma 331 i Rusisë është shkatërruar nga forcat e saj.
Në një përditësim të postuar në faqen e Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës në Facebook, zyrtarët njoftojnë se regjimenti ishte përfshirë në aktivitete rreth kryeqytetit të Kievit dhe se vetëm një nga anëtarët e njësisë mbeti i gjallë pas përballjes me trupat ukrainase.
Në njoftim thuhet po ashtu se zyra e komandantit në qytetin rus të Belgorod po heton një rast kundër 10 ushtarakëve të brigadës 138, të cilët u rebeluan pasi pësuan humbje të mëdha gjatë një ofensive në qytetin lindor të Kharkiv-it.
10:24-Bombardimet e Rusisë, shkatërrohet një nga fabrikat më të mëdha të çelikut në Evropë
Një nga fabrikat më të mëdha të çelikut në Evropë thuhet se është shkatërruar.
Një nga fabrikat më të mëdha në botë të çelikut është shkatërruar si pasojë e luftës në Ukrainë. Një shpërthim i madh u dëgjua më herët në Mariupol në atë që njihet si fabrika e Azovstal-it.
#Mariupol #Azovstal One of the biggest metallurgic plants in #Europe destroyed. The economic losses for #Ukraine are huge. The environment is devastated #StopRussiaNOW pic.twitter.com/4GMbkYb0es
— Lesia Vasylenko (@lesiavasylenko) March 19, 2022
Tashmë ligjvënësit ukrainas kanë konfirmuar se fabrika është shkatërruar tërësisht si pasojë e bombardimeve ruse. Fabrika e çelikut ka qenë një aset kyç në Mariupol, në Detin Asov, të cilin Moska po lufton prej dy javësh për ta marrë.
10:00-“U përdorën raketa hipersonike”, Rusia bombardon Ukrainën nga Deti i Zi, ai Kaspik dhe nga Krimeja
Rusia ka bombarduar Ukrainën me raketa që nga Deti i Zi dhe Deti Kaspik. Po ashtu, pushtuesi ka lëshuar raketa hipersonike nga hapësira ajrorë e Krimësë. Kjo sipas asaj që ka njoftuar sot ministria e Mbrojtjes ruse, cituar nga agjencia e lajmeve Reuters.
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Igor Konashenkov njoftoi se Rusia kishte kryer sulme kundër infrastrukturës ushtarake të Ukrainës natën e kaluar dhe këtë mëngjes.
“Raketat Kalibr u lëshuan nga ujërat e Detit të Zi kundër uzinës Nizhyn që riparon automjetet e blinduara ukrainase të dëmtuara në luftime.”
New York Times po raporton se një sulm në kazermat detare në qytetin jugor të Ukrainës, Mykolaiv, të premten vrau më shumë se 40 marinsa.
09:59-Sulmet ruse, parlamenti ukrainas: 115 fëmijë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit
Kanë kaluar 25 ditë nga fillimi i sulmeve ruse në Ukrainë, ku deri më tani janë raportuar qindra civilë të vrarë.
115 children fell victim to the war unleashed by russia and putin. More than 140 young Ukrainians were injured.
These numbers are not figures but the scale of grief and the broken destinies of hundreds of Ukrainian families.#StopPutin #StopRussia #ClosetheSkyoverUkraine pic.twitter.com/kEtZnn2uCb— Verkhovna Rada of Ukraine (@ua_parliament) March 20, 2022
Mediat e huaja kanë publikuar përditësimin e fundit nga parlamenti ukrainas që thekson se nga fillimi i konfliktit për shkak të bombardimeve ruse kanë humbur jetën 115 fëmijë dhe janë plagosur 140 të tjerë.
09:46- Lidhjet me Moskën, Zelensky vë nën kontroll 11 parti të vendit
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka njoftuar sot se aktiviteti i 11 partive të vendit, disa prej të cilave kanë lidhje me Moskën, do të limitohet dhe do të vendoset nën kontroll.
Në një video të publikuar gjatë natës, Zelensky edhe liston emrat e partive në fjalë. Mes tyre është edhe Platforma e Opozitës- Për jetë, një nga partitë më të mëdha pro Ruse që ka përfaqësues edhe në Parlamentin e Ukrainës.
08:43-“Presione nuk pranojmë”, Kina për luftën në Ukrainë: Jemi në anën e duhur të historisë
“Koha do ta provojë se Kina është duke qëndruar në anën e duhur të historisë.” Kështu ka deklaruar ditën e sotme ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi ndërsa komentonte luftën në Ukrainë.
“Kina do të vazhdojë të marrë vendime të pavarura bazuar në meritat e çështjes dhe në qëndrim objektiv dhe të drejtë. Ne kurrë nuk do të pranojmë asnjë presion të jashtëm, dhe gjithashtu kundërshtojmë çdo akuzë dhe dyshim të pabazë kundër Kinës”, u tha Wang Yi gazetarëve, sipas një deklarate nga Ministria e Punëve të Jashtme.
Sipas Wang, “zgjidhja afatgjatë do të ishte të braktisej mentaliteti i Luftës së Ftohtë, të ketë përmbajtje nga përfshirja në konfrontim grupor dhe të formohet me të vërtetë një arkitekturë e sigurisë rajonale e balancuar, efektive dhe e qëndrueshme. Vetëm në këtë mënyrë mund të arrihet stabiliteti afatgjatë në kontinentin evropian”.
08:20- Autoritetet në Mariupol: Rusia bombardoi shkollën e artit ku strehoheshin 400 civilë
Autoritetet lokale të Mariupolit këtë të dielë kanë theksuarës ushtria ruse ka bombarduar një shkollë arti në qytet ku ishin strehuar 400 banorë.
Mediat e huaja kanë publikuar deklaratën e postuar në telegram nga këshilli i Mariupolit dhe Verkhovna Rada ukrainase, të cilët theksojnë se gra, fëmijë dhe të moshuar ndodheshin brenda dhe janë ende nën rrënojat e shkollës së artit të shkatërruar G12 në rrethin e Bregut të Majtë të qytetit.
Ndërkohë nuk ka asnjë informacion në lidhje me numrin e viktimave që mund të jenë shkaktuar nga ky sulm.
08:05-Australia njofton për ndihmë shtesë ushtarake dhe humanitare për Ukrainën
Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, më 20 mars bëri të ditur për ndihmën shtesë ushtarake humanitare dhe ushtarake që shteti i tij do t’i japë Ukrainës, teksa njoftoi se do të vendosë ndalesë të menjëhershme në eksportet ruse të aluminit dhe mineraleve të aluminit.
“Është e qartë se nevoja e Ukrainës për ndihmë ushtarake mbetet urgjente dhe do të vazhdojë”, tha zyra e Morrison përmes një deklarate për media.
Ndihma ushtarake: Paketa përfshin 15.3 milionë dollarë amerikanë në ndihmë të mbrojtjes ushtarake për Forcat e Armatosura ukrainase, duke e sjellë në 66.3 milionë dollarë ndihmën ushtarake të ofruar nga Australia.
Inteligjenca britanike në të dhënat e sajtë fundit ka bërë me dije se Rusia ka mundësi që të vazhdojë dhe të përdore fuqi të rënda zjarri në sulmet e saj në zonat urbane “pasi duket të kufizojë humbjet e veta tashmë të konsiderueshme”.
Ministria e mbrojtjes së Britanisë së Madhe, përmes një postimi në Twitter ka bërë me dije se kjo do të jetë një kosto e madhe me viktima të tjera civile.
Latest Defence Intelligence update on the situation in Ukraine – 20 March 2022
Find out more about the UK government’s response: https://t.co/4JKS04Ob7r
?? #StandWithUkraine ?? pic.twitter.com/TB9B35K1A0
— Ministry of Defence ?? (@DefenceHQ) March 20, 2022
Ndër të tjera autoritetet britanike bëjnë me dije se Rusia ka shtuar bombardimet e saj pa dallim ndaj zonave urbane civile gjatë javës së kaluar, pasi ajo rrethoi qytetet e Ukrainës Lindore , por luftoi për të bërë përparim në kapjen e tyre.
07:35- Lufta në Ukrainë, evakuohen 71 foshnja jetime nga Sumy
Autoritetet ukrainase kanë bërë me dije se së fundmi kanë bërë të mundur evakuimin e 71 fëmijë nga një jetimore në Sumy në një zonë më të sigurt. Mediat e huaja bëjnë me dije se për shkak të luftës foshnjat ditët e fundit kanë qëndruar në një bunker.
Trupat ruse kanë rrethuar qytetin në veri-lindje dhe ka pasur bombardime këtë javë.
“Me mundësinë e parë për t’u evakuuar përmes korridorit humanitar, ne i morëm fëmijët nga jetimorja e specializuar në zonën e luftimit,” ka thënë guvernatori i rajonit, Dmytro Zhyvytskyi.
07:26- Zelenskiy: Rusia po kryen “terror” në Mariupol
Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës ka yrë në ditën e sajtë 25. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në reagimin e tijtë fundit ka theksuar se sulmet ruse ndaj qytetit të rrethuar të Mariupolit janë “akte terrori” që do të “mbahen mend për shekuj me radhë”.
Zelensky, përmes një video-mesazhi të postuar në orët e para të së dielës, është shprehur se Mariupoli do të mbahet mend në histori si shembull i krimeve të luftës.
“T’ia bësh këtë një qyteti paqësor, atë që pushtuesit e bënë, është terror që do të mbahet mend për shekuj me radhë”, ka thënë ai.
07:19– Dita e 25 e luftimeve, ushtria e Ukrainës: Rusia po përpiqet të rigrupohet
Ushtria e Ukrainës në përditësimet e saj të fundit mëngjesin e kësaj të diele pohon se në vend të nisjes së ofensivave të reja, forcat ruse u përqendruan kryesisht në rimbushjen e humbjeve të tyre dhe riparimin e pajisjeve të dëmtuara gjatë të shtunës.
Autoritetet ukrainase akuzojnë Rusinë për “krijimin e qëllimshëm të kushteve për një krizë humanitare” në zonat që forcat e saj po pushtonin, duke penguar një autokolonë ndihmash të arrinte në Kherson mbrëmë, shkruan BBC.
Ndërkohë në një reagim më herët, ushtria pretendoi se kishte rivendosur linjën e saj të mbrojtjes në jug në disa zona dhe tha se kishte ndalur me sukses një ofensivë ruse pranë Izyum në lindje./abcnews.al