Sulmet ruse, parlamenti ukrainas: 115 fëmijë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit

schedule09:59 - 20 Mars, 2022

schedule 09:59 - 20 Mars, 2022

Kanë kaluar 25 ditë nga fillimi i sulmeve ruse në Ukrainë, ku deri më tani janë raportuar qindra civilë të vrarë.

Mediat e huaja kanë publikuar përditësimin e fundit nga parlamenti ukrainas që thekson se nga fillimi i konfliktit për shkak të bombardimeve ruse kanë humbur jetën 115 fëmijë dhe janë plagosur 140 të tjerë.

 

Lexoni KËTU të gjitha lajmet e sotme mbi luftën në Ukrainë
Ndërkohë mëngjesin e sotëm autoritetet e Ukrainës kanë theksuar se në Mariupol është sulmuar një shkollë arti, brenda së cilës ndodheshin të strehuar 400 civilë. /abcnews.al