Skuadra e Chelsea ka arritur të kalojë në fazën gjysmëfinale të FA Cup, pasi ka arritur të eliminojë Middlesbroughin.
Takimi i cili u zhvillua në stadiumin “Riverside Stadium” u mbyll me shifrat 2-0, ku të dy golat u shënuan në pjesën e parë nga djemtë e Thomas Tuchel.
Fillimisht Romelu Lukaku shënoi në minutën e 15-të, kurse fitoren e vulosi Hakim Ziyech 16 minuta më vonë. Chelsea kundërshtarin në gjysmëfinale do ta mësoj më 20 mars, pas hedhjes së shortit.
/f.a/abcnews.al