Presidenti rus, Vladimir Putin, u shfaq dje në fjalimin e tij për 8-vjetorin e aneksimit të Krimesë me një xhup që çmimi arrin shifrën marramendëse prej 12 mijë eurosh.
Sipas Daily Mail, presidenti 69-vjeçar rus është shfaqur në skenën e stadiumit në Moskë të mbushur me njerëz i veshur me një golf bardhë dhe një xhup të markës italiane Loro Piana.
Xhupi i tij nuk kaloi pa u vënë re, pasi mediet sociale morën flakë për koston e e cila arrin në 1.5 milionë rubla (12,000 euro), një shumë më shumë se dyfishi i pagës mesatare vjetore të rusëve vitin e kaluar.
Situata ekonomike e rusëve është përkeqësuar edhe më shumë për shkak të sanksioneve të vendosura nga Perëndimi ndaj Moskës për pushtimin e Ukrainës.
Shumë shtëpi të modës perëndimore mbyllën dyqanet në Rusi, por Putini nuk e pati të vështirë të gjente xhaketën luksoze, në një kohë kur ekonomia e vendit të tij po lëkundet dhe rubla po bie.
Didn’t know Loro Piana came in a boy’s mediumhttps://t.co/iixOqaFhYl
— Peter Strzok (@petestrzok) March 19, 2022
Inflacioni vjetor në Rusi u përshpejtua në 12.54%, sipas të dhënave të 11 marsit dhe pritet të godasë standardin e jetesës nën regjimin e Putinit.
Përdoruesit e YouTube e krahasojnë tubimin e Putin dje për 8 vjetorin e aneksimit të Krimesë me propagandën e diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un./abcnews.al/