Policia e Brindisit ka arrestuar një shqiptar për trafik të lëndëve narkotike duke i kapur në makinë 1 kilogram heroinë.
Mediat italiane bëjnë me dije se ai u pikas fillimisht nga policia rrugore teksa ecte me shpejtësi me makinën e tij “Audi” A6. Pas sinjalizimeve, policia e ndaloi shqiptarin disa kilometra më tej duke e shoqëruar për në rajonin e policisë.
Aty policia ka kryer kontroll rutinë të makinës duke gjetur edhe sasinë e drogës të fshehur. /abcnews.al